Piloti shqiptar që transportonte drogë në Spanjë/ Berisha përplaset me Kodhelin në Kuvend. Ja debati

BB
0



Piloti shqiptar Sokol Feka, që humbi jetën në Spanjë teksa tentonte të transportonte drogë me një helikopter, bëhet objekt debati në Kuvend mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Berisha tha se majori shqiptar i shpëtoi Jeronim Bazos, Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministres Kodheli. Kjo e fundit tha se Sokol Feka ishte me leje të zakonshme. Me poshtë replikat mes Berishës dhe Kodhelit:
Sali Berisha:  Teksa flasim këtu vjen lajmi që majori me spaleta i Gjeneral trafikut që shkon dhe trafikon drogën mes Marokut dhe Spanjës. Kur ne deklaruam se aeroportet u bënë baza për drogën nuk u tha fjalë pa u thënë këtu, por shpejt u detyrua general trafiku për ti dyllosur. Tani na del një major që i ka shpëtuar Gjeneral trafikut dhe ndrikullës së drogës, çan ferrën dhe na bën trafik ndërkombëtar për të provuar se jo vetëm që Shqipërinë e ka kthyer në Kolumbi, por do kolumbizojë edhe Europën.
Mimi Kodheli: nuk mund të ndihmoj dot asnjë njeri që këtu flet broçkulla, aq më pak dikë që është në dekompozim politik. Në respekt të opinionit publik dua tu them që më ka ardhur turp në takimin tim me sekretarin e mbrojtjes në pentagon se cili ishte opinion i tyre se çfarë kish bërë zotëria dhe paraardhësi im me forcat e armatosura. Ju ngritët një vit më parë një stuhi në gotë, sajuat një gjë të paqenë dhe ju dështoi. Pretendoni të vini këtu të shfrytëzoni çdo rast.
Jozefina Topalli: Fol për majorin, fol për majorin.



Mimi Kodheli: Do flas edhe për majorin. Dua tu bëj me dije që ata ushtarakë që keni mbrojtur këtu, disa në facebook, disa në podium të paktën në njërin rast zotëria është hequr nga forcat e armatosura se ka dalë 102 herë jashtë shtetit pa leje duke thyer disiplinën ushtarake dhe duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Majori ka dalë pa leje nga Shqipëria, ka qenë me leje të zakonshme. Ju siguroj që të gjithë ushtarakët që janë larguar nga forcat e armatosura janë larguar më së shumti se kanë dalë pa leje nga vendi. Gjithçka pas kësaj është një histori nën investigimin spanjoll. E vërteta do të dalë. Prandaj në ushtrinë shqiptare ekziston policia ushtarake, agjencia e inteligjencës. Që këtu të denigrohet apo ti vihen epitete shefit të shtabit kur ai që ishte përpara dhe ata që ishin përpara kishin mbytur ushtrinë me korrupsion për të mos thënë gjëra të tjera, është e patolerueshme, ofencive në raport me forcat e armatosura. Të paktën në rastin në fjalë të mateni përpara se të dilni në konkluzione.
Sali Berisha: Të takon tu thoshe shqiptarëve që ti dhe general trafiku nuk keni lidhje me majorin që fluturonte në qiejt e spanjës. Kjo duhej thënë. Për kolonel Demirajn do ketë një hetim. Ai burrë i ka bërë këtij kombi dhe këtij shteti qindra shërbime të mëdha. Kur luftonte ai me shokët e tij në shkrepat e Afganistanit ti përtypje abuzimet e tua në bashki. Ke lënduar kombin dhe mos kujto se e kalon. Para një jave janë thirrur gjithë kolonelët. Shkuan aty me mendimin se çfarë detyre do marrin. General trafiku dhe ndrikulla u thonë: testim menjëherë. Ju i keni bërë terror. Po pse mor me terror do qeverisni ju?
/Rilindja Demokratike

Post a Comment

0Comments
Post a Comment (0)