Berisha: Rama terror mbi Gjykatën, Kostandini i Partisë i shpëton dënimit përjetë

BB
0




Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës për dënim të shkurtuar ndaj Kostandin Xhuvanit, si pasojë e terrorit të ushtruar nga Kryeministri Edi Rama mbi gjykatën.

“Në një akt unik në historinë e dënimeve penale, Kostandini i Partisë, xhelati i vrasjes së 4-fishtë, nuk do të dënohet përjetë. Gjykata në presionin direkt të egër të Edi Ramës ka vendosur sot të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të Kostandin Xhuvanit që ekzekutoi 4 qytetarë në fillim të nëntorit të vitit 2014 dhe të përjashtojë kështu dënimin përjetë”,- shkruan ish kryedemokrati në rrjetin social Facebook.


Ai shprehet se Gjykata vendosi që ta mbrojë nga dënimi përjetë “Kostandinin e Partisë” edhe pse ai ekzekutoi me gjakftohtësi 4 viktimat e tij ja mbathi.

Sipas deputetit Berisha, Policia bëri çdo gjë që ai të ikte, ndërsa Gjykata, në presion të egër, vendosi të mbrojë nga dënimi përjetë “Kostandinin e Partisë”.

Për z. Berisha, Kostandin Xhuvani, ose siç ai e cilëson “Kostandini i Partisë”, ishte vrasës recidivist pasi kishte ekzekutuar 4 vjet më parë bashkëmoshatarin e tij.

Post a Comment

0Comments
Post a Comment (0)