Sali Berisha e ka nisur karrierën e tij duke
shërbyer. Ai u ka shërbyer qytetarëve kur ishte mjek. U ka shërbyer
qytetarëve si President. Prej 8 vitesh u shërben të gjithëve si
kryeministër. Ai ka një pasion të pasosur për të shërbyer. Fjala e tij,
vendimet që merr, bashkëbisedimet me qytetarët, të rinjtë, fermerët,
mësueset, të moshuarit, pensionistët, studentët, e dëshmojnë këtë. Kjo
është bota e tij. Cilësia e jetës së tyre, interesat e tyre të
përditshme, e ardhmja e tyre, janë busulla që orienton ditën e Sali
Berishës nga agimi deri në mesnatë. Ai ka bërë shumë, por ka ende për të
bërë. Sali Berisha kërkon të shërbje që secili nga ne të kemi një jetë
më të mirë, një punë, një pagë të lartë. Të kemi të ardhura dhe mundësi.
Të kemi zgjedhjet që na duhen për të ecur përpara. Kjo e motivon atë që
të kërkojë një mandate të ri, për ta bërë Shqipërinë më të zhvilluar,
më moderne.
Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. U specializua në degën kardiologji. Si mjek i ri ishte i vendosur të ecte përpara. Ai bëri kërkime të shumta shkencore. Në vitet ‘70, u emërua profesor kardiologjie në universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris.
Dy gjëra ishin vektori i vazhdueshëm në jetën e tij. Pasioni për dijen, për shkencën e mjekësisë dhe shërbimi ndaj njerëzve, ndaj atyre që vuanin. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.
Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Sali Berisha shpresonte se sistemi komunist do lëkundej. Por nuk ndodhi kështu, pasardhësi i dikatorit vazhdoi kursin e tij. Kur në vitin 1989 lindja nisi të braktiste komunizmin, Berisha e kuptoi se kjo erë ndryshimi duhej të frynte edhe në Shqipëri.
Në fillim të viteve ‘90, z. Berisha ishte dalluar si një nga protagonistët e lëvizjes për pluralizëm në Shqipëri.
Në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, që u botua dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat ndaj lirisë, që shqiptarëve t’u garantohej e drejta të udhëtonin brenda dhe jashtë vendit.
Në gusht të vitit 1990, ai i kërkoi Presidenti Alia, të hiqte nenin 3 të Kushtetutës që sanksiononte se Partia e Punës kishte pushtet të plotë, të hartonte një Kushtetute të re demokratike, dhe të hiqte të gjitha monumentet e Stalinit.
Në dhjetor të vitit 1990, z.Berisha u bashkua që ditën e parë me demostratat e studentëve, që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak. Z. Berisha u bë drejtuesi i Partisë Demokratike dhe u zgjodh kryetar i saj në shkurt të vitit 1991, në kongresin e parë të partisë.
Zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1992 sollën një ndryshim dramatik në Shqipëri. Berisha u zgjodh Presidenti i parë i shtetit post-komunist. Z. Berisha dhe qeveria e re u përfshinë në një seri të gjerë reformash politike, ekonomike, institucionale e legjislative.
Berisha kishte gjithë kohës një prioritet absolut. Hapjen e Shqipërisë dhe kthimin e vendit në familjen europiane. Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në.
Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvëndësuan me ligje të reja të standarteve europiane.
Në vitin ’97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, z. Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD-ja kaloi në opozite. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike.
Në vitin 2005, z.Berisha e futi vendin në një rrugë të re, duke fituar zgjedhjet parlamentare. Shqipëria ishte në listën e zezë në të gjithë raportet për korrupsion, trafiqe dhe keqqeverisje. Koha ishte për ndryshim.
Në vitin 2009 maxhoranca e drejtuar nga Sali Berisha u rikonfirmua në zgjedhjet e përgjithshme politike, të cilat u çertifikuan nga OSBE/ODIHR si zgjedhje që plotësonin shumicën e kritereve të OSBE. PD bëri një koalicion qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, një parti e qendrës së majtë.
Prej vitit 2005 Kryeministri ka drejtuar një revolucion në infrastrukturë, legjislacion, e në reforma të tjera të domosdoshme për integrimin europian. Berisha ishte i vendosur për ta bërë Shqipërinë me rrugë të reja, me ekonomi të zhvilluar. I pasionuar pas tekonologjisë, Berisha bëri të mundur që interneti, informacioni dhe komunikimi të hynin në gjithë vendin.
Teksa, procedurat burokratike binin një e nga një, taksa e sheshtë e ulët 10% dha efekte magjike në ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Në këto 8 vite qeverisje Shqipëria u anëtarësua në NATO, liberalizoi vizat me zonën Shengen dhe aplikoi për statusin e vendit kandidat ne BE.
Por ka ende për të bërë. Berisha është i palodhur që Shqipëria të arrijë standarte të reja, që vendi të modernizohet e të zhvillohet më shumë. Ai është i përkushtuar pas rinisë, punësimit të saj dhe të ardhmes së sigurtë. Berisha kërkon të mbajë një qeveri të vogël, dhe synon që qytetarët të jenë të begatë.
Prej 8 vitesh, sot e në vazhdim, Sali Berisha takon çdo ditë qytetarët e vendit dhe dëgjon kërkesat e tyre. Berisha ka një program për të rritur ekonominë dhe për të krijuar 250 mijë vende pune. Ai vazhdon çdo ditë nga agimi deri në mesnatë të dëgjojë dhe të shqyrtojë zgjidhje konkrete dhe të marrë vendime për ta çuar Shqipërinë përpara.
Megjithë axhendën e ngarkuar, me dhjetra takime në ditë, Berisha gjen kohë të qëndrojë me mbesat dhe nipat e tij. Ata janë burim frymëzimi. Burim frymëzimi për të janë fëmijët në gjithë Shqipërinë, e ardhmja e të cilëve udhëheq çdo ditë të punës së z.Berisha.
Ai është i martuar me znj. Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, si dhe katër mbesa e dy nipër. Ai zotëron mirë gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.