Basha: Të shtojmë përpjekjet për përballimin e përmbytjeve
Author -
BB
6:26 AM
0
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lulzim
Basha ka bërë apel që të shtohen përpjekjet “për përballimin e
përmbytjes dhe pasojave të saj”. Klikoni ketu ↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
“Duhet
të shtojmë përpjekjet për përballimin e përmbytjes dhe pasojave të saj.
Humbjet kanë qenë të mëdha. Kam parë dhjetëra shtëpi të dala jashtë
përdorimit që do duhen muaj t’ju dalë lagështira. Ka dëmtime masive të
orendive, të prodhimeve dhe të gjësë së gjallë. Për familjen e thjeshtë
shqiptare kjo është një humbje e madhe. Dëmshpërblimet e shtetit dhe
ndihmat e shoqërisë janë jetike për rimëkëmbjen e situatës. Të gjitha
degët e PD-së janë në shërbim të njerëzve”, shkroi kreu i Partisë
Demokratike.
”I ftojmë të solidarizohen mbështetësit dhe
simpatizantët tanë, të gjithë ata që kanë mundësi të japin ndihmën e
tyre sado modeste. Të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, t’u
tregojmë se nuk do t’i lëmë vetëm e të braktisur”, shtoi zoti Basha.