Basha: Rama, fitime marramendëse nga përmbytjet
8:07 AM
0
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sërish Kryeministrin Edi Rama se nuk po merr masa për personat e prekur nga përmbytjet, duke mos dhënë asnjë shpresë për njerëzit që sot gjenden në nevojë.
Klikoni ketu
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
“Edi Rama sulmon opozitën me gënjeshtra dhe mashtrime dhe nuk thotë pse nuk e shpall gjendjen e emergjences. Pse nuk i përgjigjet me masën e duhur, realitetit ekzistues. E vërteta e përmbytjeve në Jug dhe në zona të tjera të vendit nuk është ajo që thotë kryeministri propagandistik. Nuk është ajo që deklamojnë veglat e tij. Eshtë ajo që thonë banorët e zonave të përmbytura. shtë ajo që ulëret nëpër ekrane me zërin e tyre të dëshpëruar . Eshtë realiteti i dramës së përditshme, të përorshme të mijëra banorëve të Ferrasit, Bashkimit, Boçovës, Fitores, Novoselës, Bishanit, Darzezës e dhjetëra fshatrave të tjerë”, tha Basha, në një deklaratë për mediat, këtë të premte.
Basha akuzoi Qeverinë për korrupsion, pasi sipas tij, miliona euro që mund t’i shkonin në ndihmë të përmbyturve kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar përmes një skeme kriminale abuzimi.
“Edi Rama ka vendosur të nxjerrë fitime marramendëse nga përmbytjet për vete dhe për klientët e tij”, tha Basha.
Kreu I PD-së, shpjegon vjedhjen që sipas tij bën Qeveria. “Blerja e fundit e energjisë që ka bërë OSHEE, është dy herë më e shtrenjtë sa çmund të ishte. Kemi dokumentin zyrtar që tregon çmimin me të cilin KESH ka tregtuar energjinë për kompanitë private. Dokumenti tregon qartë se KESH e ka shitur energjinë mesatarisht me 30 euro megavatin, sipas profileve. Ky është dokumenti tjetër, që tregon se OSHEE e ka blerë energjinë me 57 euro për megavat, pra dyfishin e çmimit me të cilin e ka shitur korporata shtetërore energjitike. I gjithë ky abuzim në harkun e dy javëve, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 4 milionë euro”, tha Basha.
/Rilindja Demokratike