Policia, ushtria dhe emergjencat civile po vijojnë operacionet e shpëtimit në jug te vendit. Situata me dramatike duket se aktualisht eshte ne fshatin Darëzeze në Fier, por edhe në Novoselë.
Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha u shpreh se dëmet materiale janë tepër të mëdha, pa dhënë shifra zyrtare.
Megjithatë, - tha Hoxha, - për ne rëndësi ka jeta e njerëzve dhe kemi marrë masa për evakuimin e banorëve aty ku gjendja është me e rëndë, si dhe furnizimin me ushqim dhe ujë të pijshëm në zona të tjera.
Prefektja sqaroi se gjendja e emergjencës është në të gjithë qarkun dhe të gjithë strukturat e shtetit janë në këmbë për të përballuar situatën.
Ndërkohë edhe pse reshjet kanë pushuar, situata në Darëzezë është ende problematike, pasi prurjet e ujit vijojnë duke sjellë dëme në zonë.
Në fshat paraditen e sotme mberriten ekipet e emergjencave civile. Po ashtu kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt zonave të përmbytura për të parë nga afër gjendjen e krijuar. /Rilindja Demokratike