Bagëtitë e ngrodhura në Novoselë, Darzezë dhe zona të tjera të përmbytura janë rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektive.
Klikoni ketu
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
“Bashkë me Drejtorinë e Shëndetit Publik, me Inspektoriatin Shëndetësor dhe me udhëheqjen profesionale të Institutit të Shëndetit Publik po ndjekim nga afër të gjithë zinxhirin e mundshëm të përhapjes dhe transmetimit të sëmundjeve ngjitëse. Për fat të mirë deri më tani nuk kemi asnjë rast të konstatura. Kemi marrë masat për të filluar furnizimin e nevojshëm me klor për të bërë të gjithë dizinfektimin e nevojshëm. Ndërkohë po bashkëpunojmë nga afër me shërbimin veterinar sepse do të fillojmë procesin e groposjes së bagëtive të ngordhura. Kam shpërndarë sot një manual udhëzues, që është përgatitur me ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për raste të ngjashme, që çdo DSHP, çdo kryetar njësie vendore ta ketë parasysh të gjitha proçedurat e groposjes së bagëtive”, deklaroi ministri Beqaj.
Nga të dhënat paraprake rezultojnë të ngrodhura rreth 3500 bagëti një pjesë e të cilave kanë nisur të groposen.
Moti këtë të enjte ka qenë i qendrueshëm, por për ditën e premte janë parashikuar reshje shiu, që pritet të ndikojnë sërish në nivelin e ujit në zonat e përmbytura dhe po kështu në kohëzgjatjen e largimit të ujit prej tyre. /Rilindja Demokratike