PD përshëndet vendimin e Senatit të UT
4:02 AM
0
Partia Demokratike përshëndet vendimin e Senatit Akademik të UT, i cili miratoi qëndrimet e strukturave të tij pranë Fakulteteve, për të kundërshtuar Projektligjin për Arsimin e Lartë.
Nëpërmjet kreut të Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Luçiano Boçi, PD i konsideron dhe i gjen të drejta e reale shqetësimet dhe konstatimet e stafeve akademike të UT për shkeljet kushtetuese të autonomisë financiare, akademike e institucionale, për cënimin e parimeve themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, për synimin e hapur të kontrollit të plotë qeveritar ndaj Universiteteve publike nëpërmjet Bordit të Administrimit dhe rrjetit të Agjensive burokratike, për përjashtimin e studentëve nga procesi i vendimarrjes.
Boci shton se PD mbështet ndryshimet e kërkuara dhe angazhohet me instrumentat e saj ligjorë që kërkesat e stafeve akademike të UT, për rishikim të projektligjit, në shërbim të kushtetutshmërisë, autonomisë e konkurencës së drejtë, të gjejnë shprehjen e tyre konkrete. /Rilindja Demokratike