Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestën në Prishtinë
2:16 PM
0
Mediat amerikane kanë raportuar lidhur me protestat e opozitës në Prishtinë, duke shkruar se këto janë protestat më të fuqishme në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë.
Kanë qenë 2.000 persona që kanë dalë në rrugë të thirrur nga forcat opozitare në rrugë dhe që kanë përdorur mjete të ndryshme kundër policisë, ka shkruar Reuters.
Sipas medias së lartpërmendur, të paktën 37 persona janë lënduar, nga të cilët 22 janë policisë.
ABC ka raportuar se bëhet fjalë për një protestë kundër një ministri serb që ka përdorur gjuhë fashiste kundër shqiptarëve dhe viktimave të luftës.
Ky kanal transmeton se protesta po ashtu bëhet për të hequr ndikimin e Serbisë mbi Kosovën, të cilën e pretendon opozita.
Asociatedd Press shkruan se protestuesit kanë dalë me pankarta në duar të tilla si “Trepça është e jona”, “Jabllanoviçi të largohet” etj.
AP transmeton se populli ka zier në protestë për shkak të fatit të pasigurt të punëtorëve të minierave në Trepçë. / Rilindja Demokratike
Tags