Deshmitari i rreme Haki, ne Opinion!

BB
0










Deshmitari i rreme Haki, ne Opinion!
 
Te dashur miq, zbulimin e organizates se kokaines, fabrikes se saj te miellit ne Xibrake nga Policia gjermane, Interpoli dhe Europoli, Rama dhe Tahiri, padrinot e vertete te kesaj organizate, vrapuan t'ia atribojne vetes si suksesin e madh, qe ne fakt ishte i njejte me ate te operacionit "rrota e Partise".
Ne deklaratat e tyre ata nuk permenden ne asnje rast Policine gjermane, Interpolin apo Europolin por e paraqiten operacionin si nje arritje te madhe te tyre dhe policise partiake, pavaresisht se fabrika e kokaines, me e madhja sipas Rames ne Ballkan, kishte rreth 1 vit qe prodhonte mallin e Partise. Po ne histerine zyrtare, per te paraqitur deshtimin e tyre me te madh ne nje sukses te vertete, te enjten qe kaloi, padrinot bene kurban ne "Opinion" ne Tv Klan HD si deshmitare te rreme jo menaxherin e konsumuar Didi por zevendesin e tij te ri fringo, Çopa!
Miq, ju lutem kthehuni dhe shifeni dhe nje here ate "Opinion". Ne njeren ane zevendesdrejtori i Policise se Shtetit i fryre dhe i kapardisur si deshmitar i nje suksesi te rreme dhe nga ana tjeter 7 gazetare, nder ta papagalli numer 4, qe eshte nje bashkepuntor i njohur i policise kriminale dhe bandave, i pranishem aty me rolin e ndihmesit te deshmitarit te rreme, te tjeret qe iu pelqente te genjeheshin apo te mbanin ison e genjeshtres dhe qe e degjonin me adhurim cdo fjale lidhese dhe presje te Hakiut, supermenit te "Opinionit" sikur nxirrte jo genjeshtra por mjalte nga goja, dhe me ne fund edhe dy gazetare e nje gjysem, qe pavaresisht se deklaruan se njoftimi per organizaten kishte ardhur nga Policia Gjermane, Interpolit, Europolit, apo dhe se shpetuan nga arrestimi mbi 12 anetare te bandes, mbeten thjesht zera periferik ne ate kor festiv, qe me ze te larte apo sfond kendonte "rrofsh Haki sa bukur fole!"
Te nesermen, Prokuroria e Krimeve te Renda do t'u ngrinte buzeqeshjen ne "Opinion" jo vetem Hakiut, qe shkoi aty i perzgjedhur si deshmitar i rreme pra shkoi aty me qellim per te mashtruar qytetaret qe me taksat e tyre i paguajne rrogen atij, eproreve dhe deproreve te tij, por dhe isoisteve qe njolloj si ai shisnin me kenaqesi deshtimin per sukses dhe natyrisht me shume se sa atyre padrinove, Rama e Tahiri, per suksesin edhe me te madh, edhe me te rreme se sa ai i "rrotes" se Partise Siçiliste apo rrotes se avionit te Riformatos!! - RD - Rilindja Demokratike -

Post a Comment

0Comments
Post a Comment (0)