Berisha: E bëtë Shqipërinë Kolumbi. Rama: Rezultatet tregojnë të kundërtën
10:18 AM
0
Gjashtë muaj mungese në Parlament ishin reflektimi i dominimit të podiumit të Kuvendit nga opozita, në pjesën më të madhe e përfaqësuar nga ish-Kryeministri Berisha në fjalën në emer të grupit apo replikat me mazhorancën.
Akuzat e tij per lidhjen e Qeverise me drogen dhe perfaqesuesit e botes se krimit, devijuan te gjithe axhenden parlamentare.
"'Hakmarrja për Drejtësi' ka degëzimet e saj në të gjithë sektorët e Qeverisë. Kjo është Qeveria e 'Hakmarrjes për Drejtësi', nga kreu i saj te ministrat me radhë", tha Berisha.
"Të çohesh dhe të këmbëngulësh që Lazarati, Dukagjini, Elbasani, por edhe gjithë aktiviteti i fuqishëm dhe i vendosur antidrogë dhe antikrim i Policisë së Shtetit, nuk janë rezultate të dukshme dhe të prekshme të një politike të re në luftën kundër krimit, është fat për ne si Qeveri, por është fatkeqësi për të gjithë ata që ju kanë votuar", tha Kryeministri Edi Rama.
Kërkesa për replikë e ish-Kryeministrit dhe refuzimi per kundereplike te kundeshtareve ka risjelle tensionin ne salle dhe ndonje largim nga rradhet e opozites( ikja e topallit)
"Të ngrihemi dhe ta çojmë vendin në zgjedhjeve të parakohshme, si kushti kryesor për të shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e krimit", tha Berisha.
"Nuk ka krim më të madh shtetëror se sa të vrasësh kundërshtarët e tu politikë mu në mes të bulevardit. Kjo është e vërteta. I ke dalë zot atyre vrasjeve, jepi fund, drejtoju organit të Prokurorisë, vetë, personalisht", tha Erjon Brace.
Perballe akuzave te opozites se Qeveria nuk perfaqeson me interesat e shqiptareve, ishte kreu i Komisionit te Ekonomise Braçe qe publikoi foton e makines me te cilen eshte protestuar per çmimin e karburantit nga kreu i PD-së, me vleren e rregjistruar, sic tha ai, 110 milione leke, fakt te cilin e perdori per kunderpërgjigje te pyetjes: a perfaqesohen keshtu shqiptaret? / Rilindja Demokratike